Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËDokumenta/ Si e grabitën gjermanët arin e Shqipërisë

Dokumenta/ Si e grabitën gjermanët arin e Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar në faqen e saj në Facebook disa dokumente interesante këtë të premte. Ajo thotë se më 16 shtator 1943, u grabit ari i Bankës së Shqipërisë.

Operacioni u drejtua nga SS Major Herbert Kappler. Sasia e grabitur e arit përllogaritet të arrijë sasinë e 23 408 kilogramëve. Ari u zhvendos nga Roma drejt “Rajh Bank”-ut dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Turingisë. Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të New York-ut.

Bashkëngjitur paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare. Me notën e 3 nëntorit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër pranë Bankës së emisionit, duke argumentuar se si shtet neutral, Zvicra do i jepte besimin mbajtësit të kartëmonedhës shqiptare për sigurimin e kundërvlerës përkatëse.

Më 10 nëntor 1943, Kryekonsullata gjermane tregoi gatishmërinë për të pritur në “Rajh Bank” një komision shqiptar. Në mars 1944, u nis drejt Berlinit komisioni i zgjedhur, i kryesuar prej Vehbi Frashërit dhe me anëtarë ish-drejtuesit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Loro Musani dhe Sandro Bressan. Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “Rajh Bank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare.

Më 6 prill 1944 ari u depozitua për ruajtje pranë “Rajh Bank”-ut në Berlin vetëm në emër të Bankës Kombëtare. Protokolli u lidh mes qeverisë shqiptare dhe ajo gjermane nënshkruan një protokoll, ku përcaktoheshin përgjegjësitë e palëve nënshkruese.

Pas publikimit të dokumenteve ka reaguar edhe Prind Leka II që thotë se ato hedhin dritë mbi të vërtetën. Për shumë kohë është akuzuar Ahmet Zogu se para largimit nga Shqipëria mori me vete edhe arin e vendit. Këto akuza janë hedhur gjithmonë poshtë prej tij dhe pasardhësve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME