Dokumentari/ Jim Morrison është gjallë dhe jeton i fshehur në New York

Një dokumentar i ri ka rikthyer një teori të vjetër: “Jim Morrison është ende gjallë”. Sipas dokumentarit të titulluar “Para Fundit: Në kërkim të Jim Morrison” që gjendet në Apple TV+, lideri i grupit të famshëm “The Doors” nuk vdiq në vitin 1971, në moshën 27-vjeçare.
Për të thuhet se falsifikoi zhdukjen e tij për të jetuar fshehurazi në Sirakuzë të Nju Jorkut, ku ai ende banon, sot 81 vjeç, në anonimitetin më të rreptë. Dokumentari, i ndarë në tre episode është drejtuar nga regjisori i pavarur Jeff Finn, i cili e konsideron veten një fans të madh të “The Doors” dhe që e mbështet tezën e tij duke ofruar prova dhe dëshmi.
Sipas tij, Jim Morrison gjatë këtyre viteve ka adoptuar emrin Frank dhe ka punuar si mirëmbajtje. Një shenjë në hundë, pikërisht aty ku muzikanti legjendar kishte një nishan, është sipas tij një nga provat se personi në fjalë është në të vërtetë ai.

Sipas historisë zyrtare, Jim Morrison vdiq më 3 dhjetor 1971 në Paris nga një ndalim i zemrës i shkaktuar ndoshta nga një mbidozë. Megjithatë, vdekja e tij ka mbetur gjithmonë e mbuluar me mister dhe me kalimin e viteve teoritë janë shumuar.