Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDorëheqet kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Dorëheqet kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Pas dy vitesh në udhëheqje të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Ministrinë e Brendshme.

Për këtë Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të thërrasë nesër në orën 10:00 një mbledhje të rëndësishme.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe drejtuesit e departamenteve të ndryshme.

Pritet që diskutimet e mbledhjes do të përqendrohen në procedurat për emërimin e kreut të ri të Policisë së Shtetit dhe në planifikimin e hapave të ardhshëm për këtë proces.

Mediat raportojnë se për momentin kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME