AKTUALITETKRYESORE

Prag zgjedhjesh. A kanë siguri gazetarët?

Fier – Gazetarët që raportojnë nga Fieri ne radaksite e tyre perkatese kane zhvilluar nje takim ku kane biseduar me përfaqësues të policisë dhe prokurorisë së këtij qyteti.

Ka qene nje ftesë e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe Scidev, te cilet zhvillua një bisedë te hapur, ku ka i pranishen dhe ambasadori holandez, Z. Vous.

Gazetarët e Fierit pohuan se, gazetarët janë të kërcënuar dhe të intimiduar çdo ditë në profesionon dhe në punën që kryejnë. Punë pa siguracione, punë pa orar, punë që të diktojnë vijën editoriale që të mos jesh vetvetja dhe të thuash të vërtetën si duan ata dhe jo si është e vërteta, ka pohuar gazetaria Marsela Topi.

Vladimir Muçaj ngriti problemin e disa rasteve personale ku është intimiduar nga njerëz me poste drejtuese dhe ka vuajtur “në shpinë” si rasti kur një çështje gjyqsore shkoi pesë vjet pavarësisht se e fitoi gjyqin.

Gazetari Xhemil Beharaj ngriti problemin se gazetarët që shkojnë të marin informacion në gjykatë apo që presin të ndjekin seancat gjyqësore lihen pas porte  bashkë me familjarët e atyre që gjykohen kur jo pak herë dhe janë ofenduar e janë intimiduar prej tyre me fjalë fyese.

Drejtuesi i prokurorisë së Fierit, z. Elion Mustafaj dhe prokurori i medias në këtë organ, z. Denis Hyka, ne fjalen e tyre premtuan të ndryshojnë qasjen me gazetarët dhe të rrëzojnë perceptimin e “institucionit me dyer të mbyllura”.

Policia e Shtetit, përmes z. Genti Mullai njoftoi se do të përfundojë së shpejti Protokollin e Sigurisë së Gazetarëve.

Dhunimi apo intimidimi i gazetarëve duhet të trajtohet me prioritet, dhe ky ishte një konkluzion i gjithëpranuar nga të pranishmit në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds