POLITIKË

Dorëzohet kërkesa e parë për koalicion në zgjedhjet e 11 majit

Mesnatën e kësaj të hëne (3 mars) skadon afati që partitë politike që do të garojnë në 11 maj të dorëzojnë në KQZ koalicionet ku do të bëjnë pjesë.

I pari që ka dërguar kërkesën për t’u rezgjistruar si koalicion është mes dy forcave politike, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e drejtuar nga Dashamir Shehi dhe “Djathtas 1912” që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Ata e kanë quajtur koalicionin e tyre “Djathas për zhvillim”.

Pak ditë më parë njoftuan publikisht koalicionin edhe Nisma “Thurje” e drejtuar nga Endri Shabani dhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt, por ende nuk është dorëzuar kërkesa në KQZ. Pritet me interes cilat do të jenë partitë që do të jenë pjesë e koalicionit të opozitës bashkë me PD-në. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button