Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Një burim i tha Lapsi.al se zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vazhdim.
Mësohet se në SPAK ka një dosje hetimi ndaj Berberit që lidhet me shitjen e një kompanie në vitin 2018.
Një detaj tjetër që ra në sy një ditë më parë, është se kryeministri Rama nuk e kishte marrë me vete kreun e ARRSH teksa inspektoi punimet për ndërtimin e urës të Rruga e Kombit në Kukës.
Berberi konsiderohej si një njerëzit e afërt të Belinda Ballukut.