Drejtësia ‘zbutet’ me Bankers, ndryshon masat për të arrestuarit

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të zbusë disa nga masat e sigurisë për të pandehurit në dosjen “Bankers”, duke ndryshuar vetëm në një rast masën e arrestit shtëpiak në detyrim paraqitjeje, për shkak të rrethanave familjare dhe faktit që personi ka një fëmijë të mitur.
Gazetari i SYRI TV, Klajdi Bodlli, raporton se masat më të rënda mbeten në fuqi për administratorin dhe CEO-n e kompanisë “Bankers Petroleum”, HongPing Xiao, si dhe për ish-administratorin Leonidha Çobo, të cilët vazhdojnë të jenë në ‘arrest me burg’.
Ndërkohë, për tre prej të pandehurve u hoq masa e ndalimit të daljes jashtë vendit, duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur rregullisht në policinë gjyqësore.
Ky vendim i Apelit erdhi pas ankimimeve të avokatëve të të pandehurve për masat e sigurisë të vendosura më parë nga gjykata e shkallës së parë.
Sipas vendimit të Apelit mbetet në fuqi masa arrest me burg për:
-Leonidha Çobo
-Hongping Xiao
Masa arrest në shtëpi:
-Lianyi Wang
-Ardit Kero
-Flavia Capo
-Doina Goga – hiqet masa ‘arrestit në shtëpi’, caktohet ‘detyrim paraqitje’
-Kledi Xhani
Lihet në fuqi Masa “detyrim paraqitje”, i hiqet “ndalim largimi jashtë vendi”:
-Majlinda Thana
-Matilda Ibraliu
-Erton Ademaj











