AKTUALITET

Drejtoria Vendore e Policisë Fier në 24 orët e fundit

Fier – Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, 15 vjeç, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• F. H., 41 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas, si dhe i ka dëmtuar automjetin;
• F. Rr., 65 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka kanosur për shkak të detyrës një shtetase me profesion avokate.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin D. B., 40 vjeç, banues në fshtin Ura e Kuçit, Dimal, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një vegle muzikore në datën 10.03.2026. Po punohet për kapjen e tij.

Ditën e djeshme, në fshatin Libofshë, Fier, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet e vetëvarur, shtetasja M. Z., 57 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button