AKTUALITETKRYESORE

Drejtues mjetesh të dehur “tapë” ndalohen nga policia në Lushnje dhe Fier

Fier – Policia rrugore ka zhvilluar kontrolle të shtuara në qytetet e Lushnjes dhe Fierit, ku ka ndaluar disa drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur, përtej kufijve të lejuar nga ligji.

Gjatë kontrolleve të kryera gjatë natës së kaluar, u konstatua se disa drejtues ishin në gjendje të rënduar nga alkooli, madje disa prej tyre “tapë”. Policia ka reaguar menjëherë duke i ndaluar në vendngjarje, ku janë shoqëruar në komisariat, janë ndëshkuar me gjoba të konsiderueshme, u është pezulluar leja e drejtimit dhe në disa raste është urdhëruar arrestimi i tyre.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit thekson se aksionet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha akset rrugore të vendit, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e aksidenteve fatale.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, pasi kjo përbën rrezik serioz për jetën e tyre dhe të të tjerëve në rrugë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. L., 65 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-B. Ç., 48 vjeç, banues në Lushnjë pasi motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 38 vjeç;
-A. B., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin B. M., 26 vjeç, banues në Fier, pasi ka vjedhur vegla pune të ndryshme, në banesën e shtetasit A. P., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button