Kush e bindi Richard Gere që të luante rolin e Edward Lewis?

Për ata që nuk e dinë…
Pak njerëz e dinë se Richard Gere e refuzoi disa herë rolin e Edward Lewis, por në fund ishte Julia Roberts, ajo që e bindi atë të pranonte pjesën, gjatë një takimi mes të dyve.
Kjo ndryshoi plotësisht fatin e filmit.
Duhet mbajtur mend gjithashtu se filmi fillimisht titullohej 3000, duke iu referuar shumës së parave që Vivian (e luajtur nga Julia Roberts) mori për një punë njëjavore.
Megjithatë, pasi kënga Pretty Woman e Roy Orbison u bë një element kyç në film, titulli u ndryshua në “Pretty Woman” dhe u lidh përgjithmonë me filmin.
Një nga skenat më të paharrueshme, kur Eduardi mbyll me shaka kutinë në gishtat e Vivian-it, duke e bërë atë të qeshë, në fakt ishte krejtësisht spontane.
Reagimi i natyrshëm i Julia Roberts e emocionoi regjisorin Garry Marshall, i cili vendosi ta mbante atë në prerjen e fundit, duke e bërë atë, një moment ikonik të filmit.
Edhe pse Julia Roberts nuk ishte zgjedhja e parë për rolin e Vivian Ward – shumë aktore si Molly Ringwald, Meg Ryan dhe Daryl Hannah, në fakt e kishin refuzuar këtë pjesë – roli rezultoi të ishte një trampolinë e vërtetë për të drejt suksesit ndërkombëtar.
Një tjetër detaj interesant ka të bëjë me skenën në të cilën Eduardi i vesh këpucët Vivian-it: ishte një ide e improvizuar nga Richard Gere, i cili propozoi ta përfshinte dhe u bë një nga momentet më romantike të filmit.
Kimia mes Julia Roberts dhe Richard Gere është tepër e fortë dhe kjo lidhje kontribuoi ndjeshëm në suksesin e Pretty Woman. Harmonia mes të dyve në ekran e bën edhe më të besueshme dhe më tërheqëse historinë e tyre të dashurisë.
Një kuriozitet i fundit: Richard Gere personalisht kompozoi dhe luajti muzikën e pianos në skenën e hotelit, duke i shtuar kështu më shumë karakterin e tij dhe gjithashtu demonstroi talentin e tij muzikor…/ Fatmir Shqarri