AKTUALITETTOP-NEWS

Drenova 4 ditë në flakë, digjen 120 ha pyje, rrezikohen depot me naftë bruto 

Në qarkun e Fierit, vijon në ditën e katërt zjarri në fshatin Drenovë, të Mallakastrës. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën.

Riaktivitimi i zjarrit mori përmasa të mëdha duke rrezikuar një pus nafte, një magazinë dhe një nënstacion elektrik në afërsi. Ndërhyrja e autoriteteve e mbajtën nën kontroll situatën.

Në terren ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako. Në prononcimin e tij mediat Çako ka pohuar se vatrat e zjarrit janë nën kontroll duke operuar si nga ajri ashtu edhe nga toka ndërsa theksoi se është shmangur një situatë kritike pranë puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik.

“Ka shumë faktorë që nxisin zjarrin, por i bëj thirrje qyetarëve të jenë të kujdesshëm në vënien e zjarreve qofshin në fermat e tyre apo në zonën e vet. 95% e zjarreve janë si rezultat i qëndrimeve të pakujdesshme duke përfshirë edhe ato të qëllimshme”, tha Haki Çako.

Sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar në total llogaritet rreth 120 ha shkurre dhe pyll me pisha, si dhe janë dëmtuar dhe djegur mbi 1000 rrënjë ullinj.

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, tha se është e patolerueshme që pakujdesia e fermerëve gjatë djegies së mbeturinave, të shkaktojë dëme kaq të mëdha.

Ndërkohë Çako nënvizoi se duhet një ashpërsim i ligjit për të gjithë zjarrvënësit ndërsa vijon ndëthyrhja nga ajri.

Tre vatra zjarri janë aktive në qarkun e Dibrës. Tymi ka mbuluar disa fshatra. Vatra e zjarrit në Malin Vlashaj mbi fshatin Shupeznë përhpet me shpejtësi e nxitur nga erërat e forta. Zjarri ka prekur deri më tani 20 hektarë pyje

E njëjta situatë vazhdon dhe në malin e Peladhisë ku zjarri është riaktivizuar dhe ka përshkruar një sipërfaqe rreth 30 ha me shkurre dhe barishte. Në Liqenin e Luleve në Parkun Kombëtar të Lurës janë djegur rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë 60 forca të ushtrisë dhe forcave zjarrfikëse.

Zjarri në Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sot në terren për të parë situatën ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se  zjarret janë një problem shumë i madh, ndaj qytetarët duhet të kenë kujdes kur djegin mbetje edhe pranë fermave të tyre, pasi mund të shkaktojnë shumë dëme.

“Jemi në zonën e Drenovës, strukturat kanë operuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë të operojnë edhe tani. Jemi në pikun e temperaturave ekstreme. Tanimë dihet se zjarret janë një problem shumë serioz, kanë përfshirë hektarë të tëra në zonën kodrinore. Kemi arritur të shmangim një pasojë të jashtëzakonshme në puset e naftës.

Ka shumë faktorë që nxisin zjarrin, por i bëj thirrje qyetarëve të jenë të kujdesshëm në vënien e zjarreve qofshin në fermat e tyre apo në zonën e vet. 95% e zjarreve janë si rezultat i qëndrimeve të pakujdesshme duke përfshirë edhe ato të qëllimshme.

I bëj thirrje institucioneve të ashpërsojnë qëndrimin ndaj zjarrvënësve pasi pasojat janë të jashtëzakonshme pasi shpeshherë rrezikojnë qytetarët dhe zonat e banuara, sepse nuk mundemi që të ndërhyjmë nga ajri në të gjithë Republikën e Shqipërisë”, tha Çako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button