AKTUALITET

Drogë, përndjekje, dajak mes lushnjarëve dhe të huajëve në 24 orët e fundit

Blutë e rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Qarkut Fier kanë vënë në pranga disa shtetas pasi në 24 orët e fundit një adoleshent prej muajsh përndiqte një vajzë 17 vjeçare. Vapa ka ndikuar në sherret jo vetëm midis lushnjarëve por edhe të huajëve që ndodhen në Lushnje, por policia ka ndaluar edhe një minoren 15 vjeç i cili u kap në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Elisjon Buzi, 20 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se prej katër muajsh, ka përndjekur një shtetase 17 vjeçe.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. T., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. H., 35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas rus 34 vjeç;
-G. S., 26 vjeç dhe E. B., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njeri-tjetrin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button