Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËDua Lipa sjell festivalin “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë

Dua Lipa sjell festivalin “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë

Prej kohësh në Tiranë ishte parë shpesh Dukagjin Lipa, babai i yllit të Pop-it me famë botërore Dua Lipa. Flitej se po bisedonte për të organizuar një koncert, por në fakt diçka tjetër po bluhej. Ai po e largonte festivalin e njohur “Sunny Hill” nga Prishtina.

Dhe lajmi për zhvendosjen nga Prishtina në Tiranë të festivalit mjaft të njohur u zyrtarizua këtë të martë nga vetë organizatorët. Shkak ishin bërë zvarritjet gati 3-vjeçare të autoriteteve vendase për t’i dhënë një hapësirë në përdorim për 99 vjet fondacionit të tij për zhvillimin e festivalit.

Në një letër të gjatë publike që Dukagjin Lipa u ka dorëzuar autoriteteve më të larta të Kosovës ai shpreh keqardhje për këtë vendim, por thotë se ishte e pamundur që të vijonte në këtë mënyrë pasi çështja po politizohej.

“Në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompentencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës, është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asamblistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë” – shkruan Lipa.

“Nevoja për fitore të vogla politike nga ana e asamblistëve komunalë, fatkeqësisht mbeti mbi interesin e shtetit dhe mundësinë për rritjen e një platforme të rëndësishme të diplomacisë kulturore dhe turizmit kulturor” – shkruan babai i artistes me famë botërore.

Komuna e Prishtinës kishte rënë dakord më herët që t’i japë “Sunny Hill Festival” 17 hektarë tokë në shfrytëzim për 99 vjet në mënyrë që ta mbajë këtë ngjarje në Kosovë.

Procedurat duket se janë zvarritur më tej në qeveri, gjë që ka bërë që organizatorët e kësaj ngjarjeje të tërhiqen përfundimisht. Ky festival ishte parashikuar që të mbahej nga 4 deri më 7 gusht në Prishtinë, por tashmë në të njëjtat data do të mbahet në Tiranë. Në edicionet e kaluara ai ka pasur pjesë të tij emra të njohur të muzikës si Miley Cyrus, Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson, etj.

Largimi i këtij festivali nga Prishtina ka shkaktuar atje një furtunë reagimesh politike. Opozita ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse për dështimin. Në krahun tjetër në një reagim të saj ministria e Kulturës thotë se nuk e ka anuluar dhënien e hapësirës për Sunny Hill, por ka kërkuar dokumente shtesë.

Nuk mund të mungonte në këtë situatë edhe një koment i kryeministrit Edi Rama dukshëm i ekzaltuar e sheh edhe këtë si fitore përballë “rivalit” të Prishtinës. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME