Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEDua Lipa uron për datëlindje mbretëreshën e saj

Dua Lipa uron për datëlindje mbretëreshën e saj

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Këngëtarja numëron shumë hite dhe bashkëpunime mjaft të suksesshme që kanë marrë miliona klikime në kanalin e “Youtube”.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto në rrjetin social “Instagram”, ku ndër të tjera ka uruar nënën e saj për ditëlindje.

Mamaja e Dua-s, Anesa Lipa feston 50-vjetorin e saj.

Sigurisht që urimi i këngëtares nuk mungonte, e cila shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e 50-të nëna ime e mrekullueshme. Mbretëresha ime @anesalipa”.

Së fundmi, Dua Lipa bëri edhe një reagim pasi Amerika shpalli të paligjshëm abortin në shumë shtete të saj.

Reagimi  i saj nuk mund të mungonte, ku këngëtarja publikoi një postim ku në të shkruhej: “Ta bësh abortin të paligjshëm dhe të kriminalizuar do të thotë që njerëzit do futen në telashe nëse ndodh të dështojnë gjatë shtatzënisë, njerëzit do vdesin në rast se aborti mund t’i shpëtojë, njerëzit do udhëtojnë në shtete të tjera për të abortuar”.

Më herët, këngëtarja u komentua gjatë pas disa fotove që qarkulluan, ku ajo shfaqej në Portofino së bashku me drejtorin e markës “Valentino”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME