AKTUALITETTOP-NEWS

DURANA/ Manovra me deputetin fierak në Kuvend për të vijuar me favoret dhe kontratat publike

Një nga ndyshimet në ligj përcakton në thelb se përdoruesit e parkut, mund të kenë dy nipte. Njërin brenda parkut dhe një tjetër jashtë parkut, por duke gëzuar privilegjet e parkut.

TIRANË-‘Durana’ duhet të ishte një park siç e thotë Ligji nr. 58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Parqeve Teknologjike dhe Shkencore”, një nga përpjekje e rëndësishme e shtetit shqiptar për të krijuar një ekosistem të qëndrueshëm të inovacionit, teknologjisë dhe kërkimit shkencor. Shqipëria e ka tashmë këtë park edhe pse virtualisht me 53 kompani, të bëra pjesë e “DURANA”, por SPAK ka nisur hetimet, pasi janë gjetur lidhje mes korrupsionit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe kësaj platforme.

Në këtë rast nuk ka të bëjë me tenderat, por me taksat, duke bërë që kompanitë e regjistruara në park të përfitojnë lehtësirat fiskale që do të hynin për ta në fuqi nga 1 janari i vitit 2025. Ky do të ishte favori i parë për ‘Duranën’, 0% tatim mbi fitimin për një periudhë 15-vjeçare për të ardhurat që gjenerohen nga veprimtaritë të cilat zhvillohen në park.

Problemi qëndron në faktin që kompanitë e regjistruara në Durana, janë të biznesmenëve si Ermal Beqiri, Ergys Agasi etj…kompani e njëjtë, por emër i ndryshuar me të njëtin funksion. A lejohet kjo? Çfarë thotë ligji shqiptar? 

Ligji i 2022, në pikën 12 të tij përcakton qartë se transferimi i një veprimtarie ekzistuese në territorin shqiptar në park, me qëllim kryesor përfitimin e lehtësive të parashikuara në këtë ligj, është i ndaluar. Për këtë pikë është parashikuar një projektligj tjetër me dryshime. Ky ligj ndalon që një biznes ose ortakë të rishpikë veten në një tjetër emër por me aktivitet të ngjashëm vetëm për të shpëtuar nga detyrimet fiskale.

Në këtë pikë një projektligj i propozuar nga deputeti socialist Ramion Kurti, i kaluar tashmë për shqyrtim në Parlament për disa shtesa në ligjin për “Parqet teknologjike dhe shkencore” parashikon dy ndryshime të rëndësishme që prekin direkt parkun e vetëm teknologjik të vendit, që është Durana. Konkretisht, në gërmën (dh), në fund të paragrafit shtohet fjalia” ” Përdoruesi rezident i parkut regjistrohet në territorin e parkut me NIPT/NUIS parësor ose/dhe me NIPT/NUIS dytësor në territore të ndryshme nga territori i parkut.”

PROJEKTLIGJI DURANA/ Manovra me deputetin në Kuvend për të vijuar

Ky ndryshim përcakton në thelb se përdoruesit e parkut, mund të kenë dy nipte. Njërin brenda parkut dhe një tjetër jashtë parkut, por duke gëzuar privilegjet e parkut. Ky ndryshim është një derë e hapur që hyrja në Durana të jetë vetëm formale, ndërkohë që aktiviteti të vazhdojë jashtë parkut.

Një tjetër ndryshim i përgatitur në parlament është edhe përfitimi nga paratë publike. Më konkretisht, në nenin 5 të po këtij ligji parashikohet që kompanitë e parkut, mund ti shesin enteve publike ose sipërmarrjeve të përbashkëta, produktet e prodhura në park me një cmim më të ulët.

“(c) përfitojnë, në mënyrë preferenciale, mallrat/shërbimet/krijimet/produktet e realizuara në park nga një përdorues që ka aksioner mbi 51% një ent publik apo një shoqëri të përbashkët / sipërmarrje të përbashkët me nje enti publik kundrejt një cmimi preferencial që parashikohet në “Marëveshjen e bashkëpunimit për një produkt inovativ” bazuar në kontratën e modelit tip të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. (ç) lidhin marrëveshje bashkëpunimi për një produkt inovativ me përdoruesit të cilët kanë aksioner një apo më shumë ente publike përfshirë edhe zhvilluesin, lidhur me mallrat/shërbimet/produktet inovative/krijimet e tyre në park.”-thuhet në projektligjin e dorëzuar në Kuvend, që në një kuptim më të gjerë do ti hapte rrugën në të ardhmen anëtarëve të Durana të hynin në tendera publikë në fushën e teknologjisë.

PROJEKTLIGJI DURANA/ Manovra me deputetin në Kuvend për të vijuar
Deri tani paratë publike nuk janë prekur. Asnjë nga kompanitë e ‘Durana’ nga 1 janari deri më 15 janar, nuk kanë kryer asnjë aktivitet ekonomik qoftë edhe virtualisht. A do të ketë një zhvillim të këtij sektori pas projektligjeve të propozuara mbetet për t’u parë? /ZËRI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button