Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedDy rumunë vrasin me thikë 32 vjeçarin shqiptar

Dy rumunë vrasin me thikë 32 vjeçarin shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Artena të Italisë ku një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në qafë.

Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si Fation Bylyshi. Nga të njëjtat burime bëhet me dije se shqiptari u gjet i vdekur në një rrugë fshati në Macere me plagë thike në qafë mbrëmjen e së dielës.

Sipas policisë italiane, 32- vjeçari është goditur me thikë në qafë gjatë një konflikti me dy persona të tjerë. Më pas,Fation Bylyshi ka mundur të largohet në një distancë të shkurtër nga vendngjarja, por për shkak të plagës së rëndë të marrë në qafë, ka rënë në tokë.

Ka qenë një banor i lagjes, ai i cili ka gjetur trupin e pajetë të viktimës pranë banesës së tij dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Pas verifikimeve të bëra në vendngjarje, policia konstatoi se vdekja e të riut shqiptar ka ardhur për shkak të gjakderdhjes.

Ndërkohë, policia italiane ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për vrasjen e Fation Bylyshit, të cilët janë shtetas rumunë, 27 dhe 30 vjeç, banues në Artena.

Aktualisht nuk dihen shkaqet e mosmarrëveshjes mes tyre që çoi në vrasjen e 32-vjeçarit shqiptar, ndërsa autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME