AKTUALITET
Dy të ndaluar , dolën nga Kakavija, me vete u gjetën canabissativa

Gjirokastër – Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në PKK Kakavije, në dalje të RSH-së, iu gjet në automjet, një sasi Cannabisi;
-V. B., 32 vjeçe, banuese në ShBA, pasi në PKK Kakavije, në dalje të RSH-së, iu gjet gjatë kontrollit fizik, një sasi Cannabisi.
Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.









