Emrat/ Dy vëllezër të moshuar gjenden të vdekur në babesë në Çorrush

Mallakastër – Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit Sabri Velaj 90 vjeç dhe Novruz Velaj 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.
Dy vllezer te moshuar dhe beqarë të pa martuar. Secili rrinte ne nje dhome, pra veç e veç por ne nje banese.
Vendi mban erë që do të thotë që kan ditë të vdekur.
Priten ekspertët që të hynë në dhoma sepse janë të mbyllyra nga brënda dhomat. Ata përcaktojnë vdekjen.
Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me vsekje natyrale për shkak të moshës, nga ndonjë asfiksi prej ngrohjes.
Policia e cila ka mberritur ne vendngjarje ka nisur veprimet e para hetimore ndwrsa pritet grupi i ekspertizes per te percaktuar shkaqet e vdekjes se dy te moshuarve.
Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.









