AKTUALITETKRYESORE

Detaje/ Vdekja e dy vëllezërve në Çorrush, flasin banorët (foto e vidio)

Mallakastër – Kryeplaku i fshatit Corrush Ismet Zenelaj tregon se si e mori vesh ngjarjen per dy vellezerit e moshuar te cilet u gheten te pajetë në banesën e tyre të rikonstruktuar rreth tre vite më parë nga bashkia Mallakastër.

“ Më lajmëroi kryepkaku i lagjes Barjam Allkaj ,se një prej gjitonëve të të moshuarve e ka njoftuar se prej një jave nuk i kanë parë të dy vëllezërit, ndaj erdha menjëherë për të parë nga afër situatën” . Dera ishte e mbyllur , dhe mora nje shkallë ku munda tę shoh nga dritarja, Njëri prej tyre kish rënë në mes tê korridorit ndërsa tjetri paksa i zhveshur, por nuk arrita ti dalloj mirë.

Era e trupave ndihet edhe jashtë banesës ka thënë Zeneli gjë që tregon se mund të kenë ndërruar jetë prej disa ditësh. Të dy vëllezërit jetonin të vetëm me pensionet e pleqërisë.

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button