Sunday, September 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREE bujshme në Spanjë, Haaland i përfshirë në një aksion blitz të...

E bujshme në Spanjë, Haaland i përfshirë në një aksion blitz të policisë

Ajo që ndodhi pasditen e sotme në Marbella të Spanjës, brenda Playa Padre, një klub plazhi i famshëm në qytetin andaluzian, ishte sensacionale. Mbi 200 oficerë policie, në fakt, hynë në ambjentet e tij, duke kryer kontrolle për të gjithë të pranishmit, mes tyre edhe Erling Haaland.

HAALAND KONTROLLOHET NGA POLICIA

Sipas raportimeve të bëra nga efektivët e mbërritur në vendngjarje, bëhej fjalë për një kontroll rutinë, të përfshirë në kuadër të një operacioni më të gjerë policor. Qëllimi ishte ndalimi i valës së të shtënave të ndodhura në këtë zonë në muajt e fundit. Si të gjithë të pranishmit, edhe sulmuesi norvegjez iu nënshtrua kontrolleve, duke i treguar dokumentet e tij një oficeri, të pajisur me jelek antiplumb dhe kapuç.

Pasi përfundoi operacioni i policisë, i cili zgjati rreth dy orë dhe kulmoi me arrestimin e një personi me dokumente false, situata më pas u qetësua. Kështu, të pranishmit, përfshirë Haaland, u kthyen për të shijuar diellin dhe plazhin në Marbella.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME