Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAE frikshme/Bota rrit shpenzimet ushtarake me 2.24 trilionë dollarë

E frikshme/Bota rrit shpenzimet ushtarake me 2.24 trilionë dollarë

Shpenzimet ushtarake në rang global u rritën për të tetin vit me radhë, duke arritur gjatë vitit 2022 një rekord të ri prej 2.24 trilionë dollarësh, me një rritje të ndjeshme në Evropë kryesisht për shkak të shpenzimeve të Rusisë dhe Ukrainës, tha të hënën një organizatë studimore suedeze.

Shpenzimet globale u rritën me 3.7%, por në Evropë ato u rritën me 13% – rritja më e madhe kjo në të paktën 30 vitet e fundit, thuhet në raportin Institutit Studimor të Stokholmit për Paqen Ndërkombëtare (SIPRI). Ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe shqetësimet për një rrezik në rritje nga Rusia “ndikuan së tepërmi tek vendimmarrja e vendeve të tjera për shpenzimet” ushtarake.

Instituti i pavarur suedez thotë se tre vendet me shpenzimet më të mëdha për mbrojtjen janë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia, të cilat të marra së bashku kanë 56% të shpenzimeve ushtarake të botës.

Rritja “është një tregues se po jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurt”, tha studiuesi Nan Tian, me Programin për Shpenzimet Ushtarake dhe Prodhimin e Armëve në institutin suedez SIPRI.

Disa vende bënë rritje domethënëse të shpenzimeve të tyre ushtarake pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, ndërsa të tjera kanë njoftuar planet për të rritur shpenzimet gjatë një periudhe prej një dekade. Disa nga rritjet më të mëdha janë në vendet pranë Rusisë: Finlanda (36%), Lituania (27%), Suedia (12%) dhe Polonia (11%).

Shpenzimet ushtarake në Evropë u rritën me një ritëm rekord gjatë vitit 2022, duke arritur një nivel të paparë që nga Lufta e Ftohtë, thonë ekspertët e sigurisë globale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME