Një 20-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri brenda një banesë në Ponte dell’Olio ,në provincën e Piacenza.
I riu raportohet se mbeti i plagosur dhe humbi jetën rrugës për në spital. Nuk dihet se kush e ka njoftuar ambulancë që ka mbërritur në vendngjarja, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë nuk është mundur të shpëtohet jeta e 20-vjeçarit.
Një person tjetër që ndodhej brenda shtëpisë, qëndroi i bllokuar brenda për disa orë përpara se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.
Ai u vendos në pranga dhe ndodhet në paraburgim. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes.
Burri që ndodhej brenda banesës me viktimë, u izolua brenda banesës në momentin kur mbërriti policia italiane dhe doli nga shtëpia vetëm në orët e vona të mbrëmjes.