Saturday, November 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqiptari që aksidentoi me vdekje studenten greke nuk kish patentë

Shqiptari që aksidentoi me vdekje studenten greke nuk kish patentë

Selanik: Shqiptari që vrau Emën e drejtonte makinën pa leje dhe me shpejtësi 104 km në orë. 27-vjeçari goditi studenten 21-vjeçare dhe e la të gjakosur në asfalt dhe u largua

Drejtuesi 27-vjeçar i makinës që tërhoqi zvarrë dhe la studenten 21-vjeçare të përgjakur në asfalt nëntorin e kaluar, në qendër të Selanikut, ku humbi edhe jetën, është dërguar në bankën e Gjykatës Penale Treanëtare të Apelit në Selanik për t’u gjykuar. Sipas dosjes hetimore të Këshillit të Drejtësisë Penale, arsyetimi i të cilit publikohet nga protothema.gr, 27-vjeçari shqiptar është dërguar në gjyq me akuzën drejtim mjeti me shpejtësi me një viktimë dhe pa patentë.

Vihet re se hetimi përjashton pasagjeren 20-vjeçare që ndodhej në mjet e cila u akuzua për bashkëpunim në shpejtësi të mjetit dhe braktisje të përgjegjësive penale.

Duke vlerësuar faktet, në dosjen hetimore thuhet se “krimi i:
a) drejtimit të automjetit me shpejtësi, i cili ka sjellë si pasojë vdekjen,

b) largimi nga vendi i ngjarjes si pasojë e një aksidenti trafiku me pasojë vdekjen, dhe

c) drejtimit të mjetit pa leje drejtimi është vërtetuar plotësisht në natyrën e tij objektive dhe subjektive pasi autori e dinte, qoftë edhe si mundësi, se me veprimin e tij, të pa përgjegjshëm në drejtimin e një mjeti teknikisht të pasigurt, pa leje drejtimi dhe me shpejtësi të tepruar në një rrugë të vendosur në një zonë të populluar me trafik të shpeshtë të këmbësorëve dhe automjeteve, ku rrezikon sigurinë në komunikacion të rrugës në të cilën lëviz mjeti i tij, duke e bërë lëvizjen të rrezikshme dhe të vështirësuar për njerëzit. Veprimi i tij ka sjellë rezultatin përfundimtar, përkatësisht plagosjen me vdekje të këmbësores. Ndërkohë me dashje përderisa ka pasur obligim pas përfshirjes në aksidentin e lartpërmendur të komunikacionit të ofrojë për ndihmë dhe të njoftojë organin më të afërt dhe të qëndrojë në vendin e aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes për të shmangur pasojat”.

Në dosjen hetimore thuhet se nga ekspertiza teknike ka rezultuar se mjeti ka qenë teknikisht i pasigurt dhe veçanërisht i rrezikshëm, ndërsa më pas përshkruhet shpejtësia e tepruar me të cilën 27-vjeçari e drejtonte, por edhe si ka përfunduar makina duke u zvarritur.

I pandehuri ka ecte me një shpejtësi të tepruar që ka arritur në 104.12 km/h, pra shumë më e lartë se maksimumi i lejuar në atë pikë (50 km/orë si zonë banimi) dhe në momentin kur këmbësorja Emmanuela Kariorakis, ka kaluar rrugën vertikalisht, duke lëvizur nga e djathta në të majtë në lidhje me shtegun e mjetit, pasi ka arritur pothuajse në mes të saj në vijën ndarëse të dyfishtë, i akuzuari duke vazhduar me shpejtësi të tepruar dhe duke perceptuar lëvizjen e këmbësorëve, ka frenuar papritmas, që siç quhet “frenimi paniku”, si rezultat i të cilit frenat fillojnë të ngadalësojnë makinën por pas një pike të caktuar (që varet nga cilësia e sistemit të frenimit të gomave, sipërfaqja e rrugës dhe “peshimi” i forcës së ushtruar nga këmba e shoferit në pedale) fërkimi midis materialeve kapërceu inercinë e rrotave dhe i solli ato në ndalesë (bllokimi i rrotave), makina vazhdoi të “zvarritet” në rrugë, duke rrëshqitur majtas,pra drejt rrjedhës së kundërt të trafikut me ngadalësim të vazhduar jo nga frenat, por nga fërkimi i rrotave në sipërfaqen e rrugës që linte gjurmët e tyre mbi të”.

Kujtohet se studentja fatkeqe dha frymën e fundit pas pesë ditësh e shtruar në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit Papageorgiou, ndërsa familja e saj vendosi t’i dhuronte organet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME