BOTA

E rëndë/ Shqiptari nga Kosova vret gruan në Gjermani (foto)

Një 54-vjeçar shqiptar me origjinë nga Rahoveci i Kosovës ka vrarë bashkëshorten e tij në qytetin Thannhausen të Gjermanisë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur paraditen e së mërkurës dhe policia fillimisht dyshoi se bëhej fjalë për diçka aksidentale.

Sipas mediave të Kosovës, viktima është 55-vjeçarja Leonora Cena Nurkasa ndërsa autori është identifikuar si bekim Nurkasa. Sipas mediave gjermane të cilat citojnë autoritetet policore, pas vrasjes së bashkëshortes, autori kishte telefonuar djalin e tyre dhe i kishte thënë se “ta vrava nënën”.

Më pas djali kishte njoftuar policinë, e cila menjëherë bashkë me ekipet e tjera emergjente kishte shkuar në vendngjarje. Autori është arrestuar pa bërë rezistencë. Mediat gjermane shkruajnë se gruaja është mbytur. Mbeten të paqarta rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button