AKTUALITET

Aksident masiv në autostradën Fier-Lushnje, dy të plagosur (video)

Një aksident zinxhir është shënuar pasditen e sotme në afërsi të pushimit të shoferit në autostradën Fier – Lushnje

Mes makinave të përfshira në aksident është dhe një autobot që transportonte çimento. Drejtuesi i mjetit është munduar të shmangë mjetet e tjera dhe ka dalë jashtë rruge. Nga përplasjet ka pasur dëme të shumta materiale ndërkohë që dy të plagosur janë dërguar në spitalin e Lushnjes dhe po trajtohen nga mjekët pa rrezik për jetën e tyre.

Policia e qarkullimit devijoi trafikun e gjatë të krijuar në një kalim rruge dytësore.

Sipas uniformave të qarkullimit rrugor, shkak i aksidentit të shumëfishtë ka qenë shpejtësia e lartë dhe prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Pjesa ku mjetet i afrohen kryqëzimit të pushimit të shoferit është tepër e vështirë pasi ka nga ata drejtues mjetesh që nuk e respektojnë ishullin e trafikut dhe e përdorin për t’u afruar sa më shumë pranë kryqëzimit dhe më pas kryejnë manovra të gabuara. Gjithsesi mbetet për t’u parë nga policia shkencore se çfarë në të vërtetë e shkaktoi aksidentin në këtë nyje të zezë të qarkullimit rrugor, ku në të shkuarën ka pasur edhe aksidente me humbje jete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button