Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTEdhe Strakosha në radarin e klubit të njohur spanjoll

Edhe Strakosha në radarin e klubit të njohur spanjoll

Valencia raportohet se i është futur garës për të nënshkruar me Thomas Strakoshën.

Pak kohë më parë, portieri shqiptar konfirmoi se do të largohet nga Lazio si lojtar i lirë.

Fulhami shihet si klubi më favorit për të siguruar shërbimet e Strakoshës, por tani klubi anglez po sfidohet nga ai spanjoll.

Mediumi i afërt me klubin e Valencias, “Blanquinegres”, ka bërë të ditur për interesimin e klubit ndaj 27-vjeçarit.

Valencia thuhet se e shesh reprezentuesin e Shqipërisë si zëvendësues ideal të portierit të parë, Jasper Cillessen, të cilit i skadon kontrata në vitin e ardhshëm.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë destinacioni i radhës për Strakoshën. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME