Twitter mund të lançojë funksionin për të modifikuar tweet-et për të gjithë përdoruesit e tij. Funksioni i modifikimit është aktualisht i disponueshëm vetëm për Twitter Blue për 4,99 dollarë në muaj.
Ai mund të zgjerohet falas për të gjithë përdoruesit e tjerë këtë javë, raportoi Bloomberg. Që kur bleu Twitter-in Musk, ka bërë disa ndryshime në kompani. Ai filloi me shkarkimin e tre prej drejtuesve më të lartë të saj. Një nga lëvizjet e para të mëdha të tij ishte dhe një letër e hapur për reklamuesit – burimi kryesor i të ardhurave të Twitter.
Në letër, ai tregoi planin për t’i tarifuar përdoruesit 20 dollarë për të ruajtur shenjën blu të verifikimit.Përdoruesit që abonohen në Twitter Blue raportohet se do të kenë gjithashtu mundësinë për të postuar video të gjata, përmbajtje audio në platformë si dhe “përparësi në përgjigje, përmendje dhe kërkim” .
Sipas Bloomberg, versioni i përditësuar i shërbimit të abonimit mund të dalë në 7 nëntor. Punonjësit e Twitter Blue thuhet se po punojnë gjatë gjithë kohës për të nxjerrë në pah ndryshimet e reja. Esther Crawford, një nga drejtueset e kompanisë , postoi në Twitter se ajo flinte në zyrën e saj për të përmbushur afatet.