AKTUALITETKRYESORE

Ekspertiza/ Vdekja e dy vllezërve në Çorrush ishte natytale

Fier – Del ekspertiza për vdekjen e dy vllezërve  Sabri dhe Novruz Velaj 90 dhe 85 vjeç  të cillt u gjetën të vdekur në banesën e tyre në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër prej banorëve të lagjes.Kanë pasur vdekje natyrale katër apo pesë ditë më parë.

Burime zyrtare pohuan se dy vllezërit ishin të pa martuar , banonin në një godinë dhe në dhoma të veçanta. Njeri prej tyre ka tentuar ose të veshi ose të heqi pantallonat por ka humbur ekuilibrin e ka rënë në dysheme ku ka goditur kokën e si pasojë nga hematoma dhe mosha ka ndërruar jetë, por që dera e dhomës ka qënë e mbyllur.

Vllai tjetër i paralizuar prej vitesh që rrinte në dhomën tjetër do të ketë dëgjuar zhurmë dhe ka tentuar që të hapi derën por ska mundur dhe ai ka ndërruar jetë në dhome me derë të mbyllur.

Dy vllezërit Novruz dhe Sabri Velaj kanë ndërruar jetë në një ditë dhe afro 5 ditë më parë, pohuan burime zyrtare nga policia e Fierit.

Ata jetonin vetëm me pensionin që e mernin, nuk kishin të afërm dhe banesa e tyre ishte rikonstruktuar 3 vjet më parë nga bashkia Mallakastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button