Uncategorized

Ekzekutohet 44-vjeçari në Pukë, mister shkaqet

Policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së martës në Shkodër. Një 44-vjeçar është paraqitur rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës. Pjetër Kola nga Lezha ishte qëlluar me armë zjarri në rrethana të paqarta në fshatin Qafë Çelë në Pukë.

Ai u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Për fat të keq, 44-vjeçari ndërroi jetë në spital.

“Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve” – thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds