Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDigjet baraka në Çukë, brenda ishte një person

Digjet baraka në Çukë, brenda ishte një person

Një zjarr i përmasave të mëdha ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në fshatin Çukë të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte.

Nga informacionet paraprake mësohet se brenda barakës ndodhej edhe një person. Sipas burimeve mësohet se ai ka pësuar djegie të gradës së tretë në gjithë trupin. Ka qenë djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin e identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç. Ai e ka shoqëruar të plagosurin me ambulancë për në spital.

Sipas bluzave të bardha gjendja e 57-vjeçarit është e rëndë. Ai do të transportohet me ambulancë në spitalin e Traumës në Tiranë. Zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave shkaqeve të rënies së zjarrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME