Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEkzekutohet shqiptari 50 vjeçar në Selanik

Ekzekutohet shqiptari 50 vjeçar në Selanik

Një 50-vjeçar shqiptar, i paidentifikuar me emër, është qëlluar për vdekje pranë një karburanti në Selanik të Greqisë.

E gjithë skena është xhiruar nga kamerat e sigurisë së karburantit, ku duket qartë se para vrasjes, viktima shihet duke debatuar me drejtuesin e një automjeti. Derisa në një moment, mbi të qëllohet dhe shqiptari bie pa ndjenja në trotuar. Viktima ka mbetur i plagosur rëndë në shpatull dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Sipas informacioneve të para, viktima 50-vjeçare me origjinë shqiptare është qëlluar me të paktën dy plumba dhe ende nuk janë zbardhur arsyet që kanë çuar në vrasje. Por ende nuk dihen detaje as lidhur me identitetin e tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME