Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ishte një nga pjesëtaret e delegacionit që shoqëroi Kryeministriin Edi Rama në vizitën që po zhvillon në Kiev.
Gjithashtu bashkë me Ramën, udhëtoi drejt Kievit edhe Kryeministri malazez, Dritan Abazoviç, të cilët pasi kanë vizituar disa nga zonat e bombarduara nga rusët, janë takuar edhe me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.
Përtej vizitës në Kiev dhe si ajo mund të përdoret nga Edi Rama, qoftë në politikën e brendshme, ashtu edhe në imazhin ndërkombëtar, ajo që tërhoqi vëmendjen, ishte pikërisht Elisa.
Dukej se ministra e Ramës ka dhuruar edhe një paradë mode në vendin kur prej më shumë se 100 ditësh ka luftime, bombardime, shkatërrime, viktima, rezistencë dhe gjithçka tjetër që ndodh në një situatë lufte.
Spiropali është kujdesur që brenda pak orësh të ndërrojë 3 herë veshjen e saj.
Një herë ministrja e Ramës është shfaqur me një kostum ngjyrë gri, më pas me një kostum ngjyrë kafe dhe së fundmi edhe me një kostum ngjyrë blu.
Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në orët në vijim me veshjen e ministres së Ramës, por duket se ajo ka marrë me vete shumëllojshmëri kostumesh, duke dhuruar një paradë mode.Syri