Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIElon Musk nis implementimin e çipave në tru

Elon Musk nis implementimin e çipave në tru

Elon Musk i ka dërguar organit rregullator amerikan FDA të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të implantuar çipin te njerëzit.

Miliarderi organizoi një “show and tell” në Neuralink këtë javë, një nga kompanitë e tjera që ai zotëron. Neuralink po punon për të krijuar çipa kompjuterikë që mund të futen në trurin e njerëzve dhe t’i lejojnë ata të komunikojnë me pajisjet elektronike. Ajo tashmë pretendon se ka pasur sukses me provat te majmunët dhe tani po shkon drejt njerëzve. Musk ka pohuar se teknologjia është gati dhe se kompania thjesht po pret miratimin rregullator për të nisur provat.

Ai gjithashtu u zotua të merrte vetë një nga implantet e trurit pasi ato të bëhen të disponueshme. Dhe në fakt, vuri në dukje se, natyra e pazbulueshme e pajisjeve do të thotë se  mund të ketë veshur një të tillë tani.

Neuralink fillimisht do të përdorë çipin për t’u lidhur me pjesë të caktuara të trurit. Por përfundimisht shpreson të jetë në gjendje të përkthejë impulset nga i gjithë truri. “Ne jemi të bindur se është e mundur të rivendosim funksionalitetin e plotë të trupit tek dikush që ka një palcë kurrizore të prerë”,u shpreh Elon gjatë ngjarjes.

Marrë nga: Yahoo

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME