Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËElsa Lila fiton Festivalin e 61 të këngës, Albina shkon në Eurovizion

Elsa Lila fiton Festivalin e 61 të këngës, Albina shkon në Eurovizion

Pas 4 netëve, Elsa Lila është shpallur me votat e jurisë si fituese e Festivalit të Këngës 61 dhe me votat e publikut, Shqipërinë në Eurovision 2023 do ta përfaqësojë Albina dhe familja Kelmendi.

Për herë të parë, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 u zgjodh vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve. Rezultoi që “Duje” ishte e preferuara e publikut.

Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës në RTSH me vlerësimin e jurisë profesioniste.

“Ju dua shumë do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderoj shumë, ju përulemi”, tha Albina e emocionuar.

Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME