Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama dështon të zgjedhë Ardian Dvoranin anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Rama dështon të zgjedhë Ardian Dvoranin anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Edi Rama dështoi në Kuvend të zgjidhte Ardian Dvoranin anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Pas një seance maratonë dy ditore, Kuvendi i Republikës nuk arriti të zgjedhë gjatë votimit anëtarin e ri të GJK. Asnjë prej kandidatëve nuk arriti të marrë 84 vota. 

Në këto kushte hyn në fuqi mekanizmi zhbllokues. Me pikë renditej e para kandidatja Marjana Semini e cila si rrjedhojë bëhet anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese.

Në votimin gjatë orëve të para të së premtes, deputetet e maxhorancës votuan me 58 vota Seminin, Ardian Dvorani mori 14 vota, ndërsa Arta Vorpsi 2 vota.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka argumentoi se sipas Kushtetutës, në momentin kur asnjë nga kandidatët nuk ka 84 votat e mjaftueshme, kandidatja e renditur e para në KE, Marjana Semini merr mandarin në Kushtetuese.

Nisur nga neni 125 i Kushtetutës në qoftë se asnjë kandidat i përzgjedhur nga KED nuk merr 84 vota, kandidati i renditur i pari nga KED zgjidhet anëtar i Kushtetueses. Nisur nga votat e marra, asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë 84 votat, Marjana Semini e renditur e para nga KED emërohet anëtare e Gjykaës Kushtetuese”, tha Bushka.

Gjatë votimit në sallë mungonin deputetët e Partisë Demokratike të cilët zgjodhën të bojkotonin procesin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME