26 persona, nga të cilët 4 shqiptarë, 2 ekuadorianë dje 1 kubanez u arrestuan në një operacion të Antimafias italiane si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës. Nga të arrestuarit 23 u lanë në burg ndërsa 3 në arrest shtëpie. Të arrestuarit shqiptarë janë: Indrit Shaba, 28 vjeç, Eugers Nezha, 22 vjeç, Elvis Çollaku, 30 vjeç dhe Agim (Jimmy) Myftari, 39 vjeç.
17 nga të arrestuarit akuzohen si anëtarë të një shoqate kriminale të drejtuar nga anëtarë të familjes De Marte – Gioffrè të lidhur me grupet ‘Ndrangheta’ banues në Kalabri. Synimi i tyre ishte blerja, kultivimi, transporti, rishitja dhe transferimi i kokainës, hashashit dhe marihuanës.
Të dyshuarit kishin shtëpi të ndryshme që u përkasin anëtarëve të organizatës që përdoreshin për mbledhje operative të anëtarëve, për marrjen e vendimeve në lidhje me furnizimin e lëndëve narkotike, për negociatat me furnitorët dhe blerësit, për ruajtjen, paketimin dhe shitjen e lëndës narkotike, për organizimin e udhëtimeve për blerjen e lëndë narkotike, për kultivimin e bimëve marihuanë, të kriptofonëve për komunikim ndërmjet anëtarëve, për dërgimin e parave dhe për grumbullimin e pakove që përmbanin lëndën narkotike, të makinave të anëtarëve ose të marra me qira posaçërisht për transportin e lëndës narkotike.