Emrat/ Atentati ndaj dy shqiptarëve në Greqi u porosit nga burgu, ka arrestime. (fotot)

Greqi – Zbardhet atentati i ndodhur në 23 shtator të 2024 në Athinë ku mbetën të plagosur me armë dy shtetas shqiptarë. Hetimet e policisë zbuluan se atentati ishte porositur nga burgu nga 48-vjecari shqiptar Klod Cara alias Klodian Lekocaj, i burgosur prej vitesh si autor dhe porositës i disa vrasjeve dhe ngjarjeve të rënda në Greqi, shpesh edhe si “nënkontraktor” i tyre për palë të treta.
Ngjarja ndodhi rreth orws 18.00 tw 23 shtatorit nw rrugwn “Kriti 21” në Athinë. Ndaj dy shqiptarwve Kristjanis Stefa, 35 vjec nga Elbasani dhe Florian Bajraktari, 37 vjec bga Tirana, të dy me precedentë penalë, u hap zjarr nga një fuoristradë “Nissan” Qashqai, duke mbetur tç plagosur. Në vendngjarje policia gjeti 7 gëzhoja ndërkohë që autorët u larguan në drejtim të paditur.
Pas 5 muaj hetime, policia greke arriti të zbulojç personat e përfshirë në atentat. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë, policia zbuloi se personi qç hapi zjarr ishte Ledjon Çela, 34 vjec, nga Korça. Ditën e ngjarjes, Çela, në bashkëpunim me persona ende të pa identifikur ka vjedhur në rrugën “Ipiro 190” në Koridhalo të Athinës, automjetin tip “Nissan” Qashqai të cilin e parkoi në rrugën “Kritis” në Athinë. Një orë para ngjarjes, pranë mjetin “Nissan” ka mbërritu njç automjet “Citroen” C1, nga ku ka zbritur shtetasi Mateo Nunaj, 23 vjeç, nga Lushnja, i cili ka hipur në vendin e shoferit të mjetit “Nissan” dhe është larguar me të. 45 minuta më pas, Ledjon Çela, Mateo Nunaj dhe 24-vjecari Aleksander Baki kanë lëvizur si kçmbësorë në zonë pranë vendit ku ishte parkuar mjeti “Nissan”. Pas kësaj janë futur sërish në mjet, Nunaj si shofer, Baki në vendin e parë dhe Çela si pasagjer nga pas. Duke lëvizur me mjet, ata janë afruar në vendin ku ndodhej Stefa dhe Bajraktari dhe nga dritarja e mjetit, Çela ka hapur zjarr duke plagosur dy personat. Pas të shtënave, mjeti tip “Nissan” është larguar drejt rrugës “Delijorgji” dhe ndaloi më tutje. Pasagjerët kanë zbritur më pas dhe janë larguar në këmbë.



Në 31 mars, policia ka shoqçruar Aleksander Bakin, i cili rrëfeu ngjarjen dhe përfshirjen e tij. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur për “larje hesapesh” mes Klod Cares alias Klodian Lekocaj dhe Kristjanis Stefa. Për këtë, Lekocaj ka urdhëruar Ledjon Çelen që të kryente atentatin. Dy të fundit njiheshin me njëri-tjetrin në burg.
Policia ka arritur të vendosë në pranga Aleksander Bakin, Klodian Lekocajn dhe Ledjon Çelen. Dy të fundit ndodhen të burgosur, përkatësisht në burgun e Malandrinos dhe të Hios. Sipas dëshmisë së Bakit, Mateo Nunaj rezulton se është larguar drejt Shqipërisë.
Dy viktimat e atentatit, rezultojnë persona me precedentë penalë. Kristjanis Stefa rezulton i arrestuar në prill 2024 pas një operacioni në Greqi, si pjesë e një grupi që merrte sende të vjedhura. Ndërsa Florian Bajraktari rezulton i arrestuar në Greqi në vitin 2006 pçr vrasjen me pagesë të shqiptarit Niko Demo, për të cilën ishte liruar me kusht në 2018, ndërsa në 2020 rezulton i arrestuar sërish për lojra fati në Greqi.

Autorët Ledjon Cela, 34 vjec, nga Korca, rezulton me precedentë nç Shqipëri për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ndërsa në Greqi, ai rezulton me precedentë penalë për “zhvatje”, “dhunë e paligjshme”, “kanosje”, “plagosje e rëndë”, “fyerje”, “vjedhje”, “shkatërrim prone”, “dëshmi e rreme”, “falsifikim”, “shkelje e lejes së qëndrimit”, “shkelje të ligjit mbi narkotikët”, “dhunë në familje”, “armëmbajtje pa leje” etj. Aktualisht ai ndodhet i burgosur pwr “vjedhje në tentativë” dhe “shkatërrim prone”.
Mateo Nunaj, 23 vjeç, nga Lushnja, rezulton me precedentw penalë për “vjedhje”, “organizatë kriminale”, “shkelje të ligjit mbi narkotikët” dhe “shkelje tç rregullave të qarkullimit rrugor”. Aktualisht ndodhej në masë sigurimi “detyrim paraqitje” të cilën e ka shkelur.
Aleksandwr Baki, 24 vjec, rezulton me precedentë për “grabitje” dhe “shkelje të ligjit mbi narkotikët”.
Kush është Klod Cara alias Klodian Lekocaj, shqiptari famçkeq i “Mafia e Burgjeve”

Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 48 vjec, një personazh kontrovers është kthyer nç qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si Kreu i së ashtuquajtures “Mafia e Burgjeve”. Se sa realisht ai eshte i tillç, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “tç varfer”, “të pafajshem”, “të përdorur” ndërkohë që faktet, deshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të cojne drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke.
Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dal se cuditshem ka lidhur fije te grupeve kriminale duke u vene ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarçt Viktor Çala 39 vjec dhe Andi Beqiri 23 vjec. Ata u kapen në Athinë, pasi ne automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 kallashnikovë dhe 1 thike, ndersa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policise zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së nje greku dhe tentatives se vrasjes sç një shqiptari, te dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022. Për vrasjen e grekut ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, per shkak të prishjes së pazareve te drogës. Kështu “Klodit”, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” i’u shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave te mëparshme për urdherimin e vrasjeve te Avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobvënie ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj. Klodi ne fakt vec urdhërave, ka precedentë dhe si autor i drejtperdrejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Ne 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e me pas në të njëjtin vend nç 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombas tç tijin. Ne 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dergua nç burgun e Korfuzit ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativen e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjyptiani ndersa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe nje polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios. Perfundimisht Lekocaj u arrestua ne nëntor 2014 në Sepolia, në shoqerinë e Dhimo Mecit, nje gjirokastrit i perfshirë ne disa vrasje me pagesë ne Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person ne kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos ku Arbër Bako me një Kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.



Klodian Lekocaj është pçrmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi.
Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.