Kërcënimi/ Gjesti- ‘Nëse unë e Egli s’shkojmë në finale, do e djeg me benzinë shtëpinë’

Në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një moment i veçantë ka ndodhur sot, kur Gjesti bëri një “shaka” të paharrueshme me Eglin, duke shtuar humor në atmosferën e tensionuar që ka përfshirë banorët e Big Brother VIP Albania 4.
Situata ka qenë gjithnjë e tensionuar dhe shpresat për të shkuar në finale janë në majat e emocioneve, ndaj Gjesti iu afrua Eglin dhe tha me një buzëqeshje: “E kam një ide, nëse as unë, as ti nuk shkojmë në finale, sa kushton një shishe benzinë? Ti nga njëra anë e unë nga tjetra”.
Kjo shprehje humoristike, me një “kërcënim” të lehtë ndaj produksionit të spektaklit, sugjeroi se, nëse nuk do të arrijnë të kalojnë në finale, mund të ndodhte që të largoheshin papritur nga shtëpia. Shaka e Gjesti-s nxiti të qeshura mes banorëve dhe krijoi një atmosferë më të relaksuar pas disa ditëve të ngarkuara emocionale.
Ndërkohë, vetëm dy nga gjashtë banorët e mbetur do të kalojnë në finale, për t’iu bashkuar Laertit dhe Rozanës, të cilët tashmë janë finalista të sigurtë.