Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve që humbën jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në Edessa të Greqisë.
Viktimat janë:
Besim Mucaj 27.03.1968,
Ilir Daci 28.07.1973.
Ergin Peposhi 23.09.2004.
Ardit Peposhi 06.12.2007
Gazmen Brahaj, 07.07.1976.
Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.
Viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.