Greqi – Identifikohen dy shqiptarët e arrestuar me 100 kg drogë në Igumenicë
Janë zbuluar emrat e dy shtetasve shqiptarë të arrestuar ditën e djeshme me 87 kg 460 gram marijuanë dhe 10 kg 928 gram hashash çokollatë, pas në ndjekje policore ku mjeti i tyre i iku policisë greke por u ndalua pasi u përplas me një mjet të parkuar.
Sipas burimeve policore, gjatë ndjekjes një prej drejtuesve të operacionit ka hapur zjarr paralajmërues duke goditur në vend të sigurt në tokë. Pasi kanë braktisur mjetin me 4 çantat me drogë, dy shqiptarët janë larguar me vrap por janë arritur të kapen.
Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Aristidhi Lulëzim Dalipi, 24 vjec me kombësi shqiptare e shtetësi greke, ndërsa pasagjeri si Amarildo Jakup Omeri, 35 vjec nga Fieri. Pronar i automjetit rezulton vëllai i Dalipit, shtetasi Dhionisios Lulëzim Dalipi, aktualisht i burgosur në Koridhalo.