Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmrat/ Ja kush janë dy shqiptarët e kapur me 100 kg hashash...

Emrat/ Ja kush janë dy shqiptarët e kapur me 100 kg hashash në Igumenicë, njëri fierak

Greqi – Identifikohen dy shqiptarët e arrestuar me 100 kg drogë në Igumenicë

Janë zbuluar emrat e dy shtetasve shqiptarë të arrestuar ditën e djeshme me 87 kg 460 gram marijuanë dhe 10 kg 928 gram hashash çokollatë, pas në ndjekje policore ku mjeti i tyre i iku policisë greke por u ndalua pasi u përplas me një mjet të parkuar.

Sipas burimeve policore, gjatë ndjekjes një prej drejtuesve të operacionit ka hapur zjarr paralajmërues duke goditur në vend të sigurt në tokë. Pasi kanë braktisur mjetin me 4 çantat me drogë, dy shqiptarët janë larguar me vrap por janë arritur të kapen.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Aristidhi Lulëzim Dalipi, 24 vjec me kombësi shqiptare e shtetësi greke, ndërsa pasagjeri si Amarildo Jakup Omeri, 35 vjec nga Fieri. Pronar i automjetit rezulton vëllai i Dalipit, shtetasi Dhionisios Lulëzim Dalipi, aktualisht i burgosur në Koridhalo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME