Një mega-operacion antidrogë i Antimafias dhe Antiterrorizmit italian, në bashkëpunim me autoritetet e ‘Guardia di Finanza’ ka çuar në ekzekutimin e 17 urdhër-arresteve, 13 nga të cilët janë italianë dhe 4 shqiptarë.
Gazetarja Alba Kepi siguron ekskluzivisht për Ora News dhe identitetet e personave të prangosur me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve, mësohet se shqiptarët e përfshirë në këtë rrjet kriminal janë: Nik Dauti- 44 vjeç; Nerdojan Hoxha- 30 vjeç; dhe dy vëllezërit Saimir dhe Engli Shllegaj, të moshave 37 vjeç dhe 33 vjeç.
Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut në Itali, në bashkëpunim me ndërmjetësin Mario Palamara të mafias kalabreze ‘Ndrangheta’, dhe ngritjen e një strukture kriminale të mirëorganizuar të transportit të kokainës në shtetin fqinj.