Wednesday, December 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmrat/ Kush janë 30 personat e shpallur në kërkim në Elbasan

Emrat/ Kush janë 30 personat e shpallur në kërkim në Elbasan

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer operacion në disa qytete të vendit pasi janë firmosur 30 urdhërarreste pas deklarimeve të të penduarve të drejtësisë, si dhe bazuar në komunikimet në Sky Ecc.

Operacioni është vazhdim i “Plumbit të artë”, pasi janë zbardhur disa vrasje të ndodhura në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Elbasanin.

Ndërkohë mes personave që janë firmosur urdhërarreste, ka edhe efektivë të policisë dhe ish-zyrtarë të drejtësisë. Sipas të njëjtave burime, masë sigurie “arrest shtëpie” është caktuar edhe ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu. Gjyqtarja dyshohet se ka falsifikuar një vendim gjyqësor.

Kujtojmë se në vitin 2021, ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu u ndëshkua me masë disiplinore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kërkesa për masën disiplinore ndaj magjistrates ishte bërë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për shkelje të etikës.

ILD gjatë hetimit administrativ konstatoi fakti që gjyqtarja, në shkelje të rregullave të punës së saj, ka duke komunikuar paraprakisht me palët, në proces për vendimarrjen. (Lexo më shumë)

Në kuadër të operacionit të SPAK, për lidhje me grupet kriminale në Elbasan është arrestuar edhe zv.drejtori i burgut, Bradashesh, Martin Musaj. Pasi ka rënë në pranga, Musaj është shkarkuar nga detyra e zv.drejtorit të burgut.

Urdhrat e arrestit janë nxjerrë për:

Talo Çela,

Altin Kamami,

Rexhino Doci,

Arben Lamcja,

Arsen Mema,

Eljo Bitri,

Leam Rragami,

Elvis Daka alias Dragoviç,

Dorjan Dyli,

Matilda Hoxholli,

Denada Todi,

Flobenc Mecja,

Armis Stafa,

Maksim Koci,

Erzen Çopja,

Franc Çopja,

Hajdar Bako alias Çopja,

Mikael Qosja,

Martin Musaj,

Guri Biba,

Pajtime Fetahu,

Renato Masuku,

Leonardo Rragami,

Altin Ndoci

Agustin Cinari

Xhimi Hoxha

Klodian Sinameta

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME