EMRAT/ PD zgjedh kryetarët e rinj në Vlorë dhe në Pogradec

Partia Demokratike ka pasur këtë të diel zgjedhje për krerët e degëve në Vlorë dhe në Pogradec. Në qytetin bregdetar është zgjedhur kryetare Nada Meçorapaj.
Pas numërimit të votave ajo rezultoi të kishte marrë 496 vota përballë 106 votave që kishte marrë rivalja e saj Darling Banushi. 13 vota ishin të pavlefshme.

Nada Meçorapaj ka qenë më parë deputete dhe sekretare e degës së PD-së në Vlorë.
Ndërsa në degën e PD-së në Pogradec u shpall fitues kandidati Oligert Muçllari që kishte siguruar 247 vota. Kandidati tjetër në garë, Kasëm Galla kishte marrë 224 vota. 6 vota u konsideruan të pavlefshme.
Oligert Muçllari, me profesion ekonomist dhe drejtues i komanduar i degës pas procesit të primareve, kandidonte për herë të parë për drejtimin e degës.









