Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet si kreu i një bande famëkeqe të shitjes së kokainës, ndërsa ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga autoritetet helene me 10 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë.
Ai është identifikuar Gentian Abazi, 43 vjeç. Këtë herë ai u kap me 2 kg e 500 gram kokainë , 3 kg e 430 gram kanabis të papërpunuar, pajisje për përpunimin e drogës, materiale ambalazhimi dhe peshore precize elektronike.
Sipas media greke ai akuzohet si i përfshirë në plot 60 raste të shitjes dhe blerjes së kokainës