AKTUALITET

Emri/ U gjet në rrugë i vrarë me thikë, identifikohet viktima e krimit në Babrru

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Babrrusë, ku një person u gjet i pajetë, me plagë të shkaktuar nga mjet prerës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 20:10, është konstatuar trupi i një shtetasi i identifikuar si Hajdar Isamilgeci, 40 vjeç, me origjine nga Tropoja i cili dyshohet të jetë vrarë me thikë.

Nga këqyrja paraprake në vendin e ngjarjes, mësohet se viktima ka një plagë që dyshohet të jetë shkaku i humbjes së jetës.

Viktima nuk kishte me vete mjet identifikimi, çka fillimisht e ka bërë më të vështirë procesin e identifikimit nga ana e autoriteteve.

Sipas burimeve paraprake, autori dyshohet se ka përfituar nga errësira për t’u larguar nga vendngjarja, duke shmangur kapjen në moment.

Forcat e rendit dhe grupi hetimor vijojnë të jenë në terren, duke mbledhur prova dhe dëshmi që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të krimit. Deri më tani, nuk ka të dhëna për ndonjë të ndaluar apo të dyshuar konkret.

Zona ku është gjetur trupi është rrethuar nga forcat e policisë dhe po kontrollohet në detaje për prova të mundshme. Deri më tani nuk ka të arrestuar apo persona të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button