Moti i keq ka përfshirë vendin dhe ka sjellë dëme në rrugë në shtëpi e në shkolla. Shkolla 9-vjeçare në Selenicë dhe shkolla fillore në Shalës, të dyja në bashkinë Kolonjë, kanë pësuar dëmtime në çati. Kjo ka ardhur si pasojë e erës së fortë. Këto dëmtime janë të lehta dhe jo problematike.
Në të dyja shkollat vijon mësimi (shkolla e Selenicës është një godinë e madhe dhe po vijohet mësim te pjesa që nuk ka probleme, ndërsa në Shalës po zhvillohet në një ambient tjetër). Ekipet e punës ndodhen në terren për të bërë të mundur riparimin çative për rikthimin e nxënësve ditën e hënë.