AKTUALITET

Zbulohet labοratori në Yzberisht: 17 kg lëndë narkotike dhe 22.5 litra vaj kαnabisi

Policia e Tiranës ka goditur një bazë kriminale në Yzberisht. Blutë njoftojnë se në një banesë të përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike, u sekuestruan 17 kilogramë kanabis në formë çokollate, i ndarë në 69 paketime, 22.5 litra vaj kanabisi, 65 gramë kokainë, një armë zjarri pistoletë dhe një armë gjahu. Vlera totale e lëndëve narkotike të kapura shkon rreth 500 mijë euro.

Në pranga është vënë pronari i banesës, 61-vjeçari Shkëlqim Krrashi, si personi që siguronte sasi të mëdha kanabisi e kokaine dhe i shiste në Yzberisht. Hetimet vijojnë për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button