AKTUALITET

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, nuk raportohen të lënduar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes në një lokal në Vlorë. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në ambientet e biznesit. Po ashtu, është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë tij.

Pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën efektivët dhe ekspertët kriminalistikë, të cilët kryen veprimet e para hetimore dhe nisën grumbullimin e provave për të zbardhur rrethanat e shpërthimit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Policia vijon hetimet për të identifikuar autorin ose autorët e ngjarjes dhe për të sqaruar motivet e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button