Erdit Hazizaj kandidati i PD për bashkinë Roskovec ka reaguar mdaj Kryeministrit Edi Rama një ditë pasi ai zhvilloi mitingun elektoral të PS në Roskovec.
Më një postim në llogarinë e tij në rrjetin social facebook Hazizaj i rendit disa fakte Kryeministrit Rama duke i thënë se i di mirë venat, arteriet dhe mushkrinë qytetit tim
I nderuar z.Kryeministër, të them të drejtën unë pata gëzim që Ju erdhët në Roskovec, pasi qe e nevojshme të shihnit personalisht të vërtetën e madhe. Do i mungosh qytetit vërtetë për 4 vitet e ardhshme, por disi do ja bëjmë.
Sigurisht e ndoqa me vëmendje të gjithë fushatën tuaj dhe sa më vinte keq aq edhe gëzoja për mënyrën tuaj të komunikimit.
Më vinte si gjynah që trajtoni njëri tjetrin me të njëjtën arrogancë që drejtoni edhe vendin. Si pronë! Nuk është i askujt në veçanti vendi i nderuar, është i të gjithëve.
Pushteti qendror dhe ai vendor në harmoni duhet të jenë vërtetë, kur është në prioritet Vendi dhe Shoqëria, e s’mu duk me vend që e thatë me zë dhe figurë të vërtetën tuaj të thellë prepotente.
Ju folët për plehra e makiazhe, por siç i numëroi edhe vetë kryetarja, të gjitha pikat e rëndësishme të një qeverisje vendore, nuk janë bërë për tetë vite. Por për këtë do ecet “Përpara” e do presësh të dëgjosh publikisht nga SPAK për Kërkesa Bufin.
Taulanti do duartrokitur, pasi diti ta mbaronte fjalimin që i kish përgatitur Kërkesa Bufit, e cila në belbëzim as vetë s’po i besonte gënjeshtrat që thoshte.
Sido t’i quani Ju politikisht organet e trupit tuaj, ky hall e gëzim është ‘prona jote’.
Unë si nip e djalë i Roskovecit ja di mirë venat e arteriet, mushkrinë dhe mëlçinë qytetit tim, të cilat nuk do pres të shkojnë me “urgjencë në spital” por do merrem me to që në krye të herës.
Roskoveci ka kujtesë dhe voton me dinjitet z. Kryeministër, jo me shantazhe e me detyrime. Vërtetë nuk jemi popull që jemi rritur me Moxart-in e Beethoven-in, por me tallava jo e jo. T’ja kishe marrë një kënge dherazi…se mbase 5 vota më shumë do ishin siguruar.
Siç u shpreha më lartë, do na mungosh, por kur të na djegë malli, do të të ndjekim në TV.
Të mbetesh mirë me shëndet z.Kryeministër dhe siç e mësova dhe unë prej jush : U bëfsha për Zili!